Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në vizitat e sotme me presidenten Vjosa Osmani në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere, si dhe në Bërnjak e Jasenovik, kanë shprehur mbështetjen për kryerjen e detyrave shtetërore të zyrtarëve policorë.
“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ndau dekorata për zyrtarë e njësi policore në shenjë mirënjohje për punën profesionale e me përkushtim në ruajtjen e sovranitetit dhe ofrimin e sigurisë publike në tërë Republikën”.
“Me këtë rast, vizituam edhe zyrtarët policor në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen e të gjithë neve për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore. Profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve policor por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, janë motiv për të gjithë ne që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Sveçla.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...