Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi ndaj Kuvendit të Kosovës të shtunën, është i shtetasit serb Lazar Zivkoviq.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić, transmeton Arbresh.info.
“Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, tha Sveçla.
Ndër të tjera, ai u shpreh se institucionet e Kosovës do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin e personave që qëndrojnë pas kërcënimit.
“Institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...