Në Pallatin e Drejtësisë ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.
Të akuzuarit po përballen me drejtësinë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, ngjarje që kishte shkaktuar ndërprerjen e punimeve parlamentare dhe tensione të shumta politike.
Në seancë ishin të pranishëm deputetët Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, si dhe Drita Millaku, ndërsa mungoi Xhelal Sveçla.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari bëri të ditur se Sveçla ka njoftuar se ndodhet jashtë vendit, gjë që u konfirmua edhe nga avokati i tij./Arbresh.info/




Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media