Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka nënshkruar sot marrëveshjen me drejtorin e ri të Policisë, Gazmend Hoxha për strukturën e re organizative në këtë institucion.
Sveçla tha se synimi i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, dhe se do të angazhohen maksimalisht që të jenë në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve.
“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë” shkruan Sveçla./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje