Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sveçla do të vizitojë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje si dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë.

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...