Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar në takimin e 10-të Ministror të “Procesit të Brdos” rezultatet dhe orientimet kyçe strategjike e programore të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë.
Përmes një statusi në Facebook, ministri Sveçla, po ashtu ka bërë të ditur së bashku me ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuan për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit.
Postimi i plotë i Sveçlës:
“Sot, në takimin e 10-të Ministror të “Procesit të Brdos” në Slloveni, prezantova rezultatet dhe orientimet kyçe strategjike e programore të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë.
Së bashku me Ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuam për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit. Kjo, përmes avancimit të kapaciteteve shtetërore, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Sipas agjendës së Konferencës së Ministrave, diskutuam edhe për parandalimin dhe hetimin e veprave kriminale të abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve në internet, si dhe menaxhimin e rrjedhave të migracionit të përzier.
Gjatë dy ditëve të Ministerialit kam takuar edhe homologët nga shtetet mike si dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtare që ishin pjesë e punimeve të Konferencës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe adresimin e nevojave konkrete në këto fusha me rëndësi”, ka shkruar Sveçla.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...