Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës

15:33 | 22 Janar 2026
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Sekretari i Përgjithshëm Genc Metaj sot morën pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës.

Sipas njoftimit, ky trajnim i ndarë në 9 module për 20 javë, u ofroi kadetëve mundësinë fitimit të njohurive të avancuara dhe aftësi konkrete për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjencash, parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe për ndërhyrje profesionale në mbrojtje të jetës njerëzore, pronës dhe mjedisit.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë ngritja e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve, duke i pajisur ata me kompetencat e nevojshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse.”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Me rastin e përfundimit me sukses të këtij trajnimi, Ministri Sveçla falënderoi të gjithë instruktorët dhe trajnerët të cilët kanë ndarë dijen dhe përvojën e tyre duke kontribuar drejtpërdrejtë në formimin profesional të këtyre zjarrfikësve.

Po ashtu, Sveçla falënderoi edhe partnerët tanë ndërkombëtar që kanë kontribuar në këtë projekt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale