Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri i terroristëve pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit në fillim është menduar se është 80, por tani është më i madh.
Sipas Sveçlës, numri i terroristëve që morën pjesë në sulmin në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku ishte mbi 80.
“Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh që dëshmon suksesin edhe më të madh të Policisë së Kosovës. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80”, tha Sveçla në një intervistë për REL-in.
Më tej, ai tha se policia, atë ditë ka qenë edhe në numër më të vogël, por edhe me armatim më të dobët sesa grupi terrorist, por ia ka dalë që të realizojë një betejë të suksesshme, për të cilën tha se po marrin përgëzime nga të gjithë aleatët e Kosovës.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot