Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit

14:40 | 11 Shkurt 2025
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit.

Duke u bazuar në Indeksin e i fundit i Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International, sipas Sveçlës tregon një ngritje të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit.

“Ky sukses konfirmon se Kosova po ecën në drejtimin e duhur drejt një shteti më të drejtë dhe më transparent. Angazhimi ynë për të luftuar korrupsionin mbetet i palëkundur!”, shkroi ministri në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale