Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë mbajtur konferencë për media.
Në fjalën e tij, Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që u morr nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e kësaj Agjencie.
Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, u shpreh ai.
“Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, ky është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim’, u shpreh Sveçla./Arbresh.info
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...