Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se Flora Brovina duhet të përballet me drejtësinë, pasi ajo sot pranoi se foton që e publikoi dje mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar.
“Flora; Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: “Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]””, ka shkruar Sveçla.
Ndërkaq, ka pasur një mesazh edhe për kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Kadri; Neni 394, par. 1 i Kodit Penal (“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”): “1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”. Neni 32, par. 1 i Kodit Penal (“Shtytja”): “Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer, ka shkruar Sveçla tutje.
Deputeti i LVV-së thotë se vetëm kështu mund të riparohet reputacioni i Kosovës, ose, reagimi masiv qytetar.
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...