Krerë të policisë e ministra kanë vizituar të shtunën zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit.
Sipas njoftimit, në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën për media të policisë.
Përveç tjerash, bëhet e ditur se kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare.
“Ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale”.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë