Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, ministrin e Brendshëm Davor Božinović, lidhur me pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë.
Sveçla bëri të ditur se gjatë bisedës ka adresuar shqetësimet e mërgatës dhe se me ministrin kroat kanë diskutuar për modalitetet që do të mundësonin një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.
“Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresojë këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona” shkroi Sveçla./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media