Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas operacionit policor në të cilin janë sekuestruar 10 kg kokainë në vlerë prej 450 mijë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për këtë aksion, shkruan Arbresh.info.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale. “, ka shkruar ai.
Sveçla theksoi se aktivitetet polciore në luftimin e krimeve pavarësisht llojit dhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme.
“Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarsisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Lidhur me rastin është ndaluar një person pr 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Operacioni “007”, policia sekuestron 10 kg kokainë në vlerë prej 450 mijë euro
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...