Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça duke folur për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociim që pritet të ndodh sot ka thënë se në këtë datë për kosovarët nis një pjesë e rrugëtimit drejt synimit të kahershëm, për të qenë më afër Bashkimit Evropian, më afër qytetërimit dhe vlerave perëndimore.
“Por, të gjendur në vorbullën e kundërshtive dhe luftës së ashpër për pushtet, të trullosur nga gazi lotsjellës i opozitës, sikur nuk e kemi ndier si duhet këtë datë, këtë sukses të madh të popullit të Kosovës dhe qeverisë së tij legjitime, të udhëhequr nga akademik Isa Mustafa”.
“Nuk ka dyshim se po bëjmë hapa të rëndësishëm përpara; me një disiplinë dhe politika ekonomike që sjellin stabilitet. Me mbështetjen e shtresave të varfëra, siç janë pensionistët dhe shfrytëzuesit e ndihmave sociale, qeveria po tregohet e përgjegjshme dhe e kujdesshme për mirëqenien e popullatës’.
Ai ka shtuar se në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, të gjithë kanë detyra dhe punë për të bërë.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...