N.Sh, zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, është suspenduar nga puna, më datën 20 tetor. Gazeta Express, merr vesh se ky zyrtar ka qenë shef i stacionit shëndetësor në Burgun e Dubravës, mirëpo pas një akuze të ngritur, atij i është ndaluar qasja në vendin e punës.
Lajmin për suspendimin e një zyrtari të Ministrisë së shëndetësisë e ka konfirmuar edhe vet ky institucion.
Sipas MSH’së më datë 20 Tetor 2016, nga Drejtoria e Burgut të Dubravës, kësaj ministrie i është përcjell urdhri nga Gjykata Themelore e Prishtinës që N.Sh’së t’i vendoset masa kufizuese për pozitën që ai mbante në burgun e Dubravës.
“MSH-së-Departamentit të Shëndetëssië në Burgje i është përcjellë një Urdhër për masa kufizuese nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e datës 12 Tetor 2016 për një punëtor shëndetësor që punon në atë institucion. Ky urdhër vlen deri në një urdhër tjetër përkatës të kësaj gjykate”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë Gazetës Express.
Ndërkohë që N.Sh do të qëndroj në suspendim me pagesë në bazë të Ligjit të Punës deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...
Nagavci: Jemi të interesuar rreth zgjedhjes së presidentit
Fatos Geci i shkon për t’i kërkuar falje Vlora Çitakut, ajo ...
Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i m...
Kapet kokainë ne vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren