Profesori i gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Podujevë, Sabit Kopalla po dyshohet se rrahu një nxënës në oborr të kësaj shkolle.
Kjo pasi në një xhirim amator të publikuar në media, Kopalla shihet duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi në prani të disa të tjerëve.
Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Agim Blakçori ka thënë për lajmi.net se Kopalla është suspenduar përkohësisht nga puna.
“Drejtoria Komunale e Arsimit në Podujevë, ka shqiptuar masën disiplinore për prof. Sabit Kopalla, Suspendim i përkohshëm nga puna”, ka thënë shkurt në përgjigjen e tij Blakçori.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme lajmi.net raportoi se Policia Rajonale në Podujevë e ka intervistuar Kopallën.
“Rasti është raportuar ndërkaq që ne kemi kryer të gjitha procedurat që janë në kuadër të kompetencave tona. Janë intervistuar palët ndërkaq që me urdhër të prokurorit rasti është hapur si sulm”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Bekim Bislimi.
Po ashtu, lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me vetë profesorin Sabit Kopalla, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur. /Lajmi.net/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...