Është suspenduar nga puna mjeku, Ibrahim Hoti, pasi refuzoi të jap shërbime shëndetësore një të moshuari.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu përmes Facebook-ut, shkruan arbresh.info.
Veliu tha se kjo sjellje nuk është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.
“Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”, ka shkruar Veliu.
Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00./arbresh.info/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!