Përjashtimi i policit Amir Hoxha nga puna pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët, tregon natyrën e pushtetit totalitar në Kosovë.
Kështu vlerëson kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i cili ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Molliqaj thotë se polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit, shkruan arbresh.info.
“Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale? Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit”, shprehet Molliqaj.
Me përjashtimin e policit Hoxha nga puna, sipas Molliqajt, u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë.
“Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri. Por sikur në secilin profesion, njeriu nuk është i reduktueshëm në punën që bënë. Polici është edhe qytetar. Amir Hoxha u largua nga puna sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin. Me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë”, thotë Molliqaj.
Ndryshe, polici Amir Hoxha është suspenduar nga puna vetëm për shkak të një postimi ku ai shprehte pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Në statusin e tij, ai fliste edhe për pakënaqësitë e tij në lidhje me pagesat për karburante dhe pagesa tjera për deputetët.
“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej tre ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”, ka shkruar ai.
Emri i Amir Hoxhës ishte bërë i njohur për publikun kur ai kishte bërë heroin duke shpëtuar një person nga vetëvrasja në parkun “Gërmia” të Prishtinës./ arbresh.info/
LEXO EDHE
Suspendohet nga puna polici që kritikoi shpenzimet e deputetëve – Arbresh.info
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...