Surroi: Nëse Vuçiqi ia përcakton negociatorin Kosovës, ia përcakton edhe platformën

10:07 | 8 Shtator 2018
M. A.

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, thotë se një parim bazik i negociatave është se palët nuk mund t’i përzgjedhin përfaqësuesit e palës tjetër.

Por kjo, sipas tij, nuk funksionon në rastin e Kosovës, meqë presidenti i Serbisë, me instrumentet e veta në Kuvendin e Kosovës zgjodhi që Kosovën mund ta përfaqësojë Hashim Thaçi, jo Fatmir Limaj.

“Ky tash është parim: nëse negociator i Kosovës mund të bëhet vetëm ai që përcaktohet nga Vuçiqi, rrjedhimisht platforma kosovare mund të jetë vetëm ajo që përcaktohet nga Vuçiqi”, ka thënë Surroi.

Shpërndaje në rrjete sociale