“Gjykata Speciale po ndërtohet për të larë gjynahet e së kaluarës dhe thellësia e saj nuk është e tanishme, por e 16 vjetëve të kaluara”, ka thënë në Rubikon të KTV-së publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi.
Ai për këtë ka lënë fajtor mungesën e llogaridhënës, respektimin e ligjit, elitën politike të kriminalizuar, varshmërinë e krijuar nga ndërkombëtarët dhe krijimin e idesë se të tjerët duhet t’i zgjidhin punët tona.
Sipas Surroit, edhe shtetet e forta e kanë problem gjykimin e njerëzve të luftës.
Por pjekuria e një shteti arrihet kur ekziston ai lloj riciklimi, madje edhe i vetë liderëve politikë.
Duke folur për shkrimet heretike të përmbledhura në librin e tij të ri, “Ambasadori i Malkizedekut”, Surroi fajet për të gjitha iluzionet me të cilat po jetojmë ia lë edhe vetë shoqërisë që po u beson atyre.
Sipas tij, Kosova rrezikon të humbasë 1/3 e popullatës.
Surroi ka bërë një lidhje mes ikjeve në Kosovë dhe ikjes masive nga Kuba e Fidel Castros, ku ata që iknin ishin kryesisht të punësuarit me arsyen e vetme se e nesërmja nuk do të ndryshojë asgjë nga e sotmja. Duke qenë i vetëdijshëm se libri i ri do të ngre shumë herezi, ai ka bërë lidhje mes ikjeve, radikalizmit islam, asfaltit dhe uzurpimit të buxhetit të Kosovës nga Hashim Thaçi.
Surroi ka thënë se edhe qeverisja e Isa Mustafës nuk po dallon nga ajo e Hashim Thaçit. Ndërsa presidenten e sheh si të paaftë për pozitën që mban.
Libri i tij i ri është thuajse një vazhdimësi e “Këmbëve të gjarprit”, i cili thumbon realitetin në të cilin jeton Kosova, ku pos tjerash flitet edhe për partitë politike dhe mënyrën se si ato i fitojnë zgjedhjet.
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...
Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje t...
Parashikimi i motit për sot