Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se përfshirja e grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjes politike sjell rezultate më të shpejta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.
Këto deklarime, Osmani i bëri në një intervistë për “India Today”, ku presidentja theksoi se gratë kanë një rol kyç në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.
Sipas Osmanit, gratë sjellin perspektiva të reja dhe qasje më bashkëpunuese në zgjidhjen e konflikteve.
“Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja dhe aq më gjatë zgjat ajo” u shpreh Osmani.
Mes të tjerash, Osmani foli edhe për përvojën e saj personale si udhëheqëse shtetërore, duke nënvizuar se sfidat për gratë në politikë vazhdojnë të jenë të pranishme, por se përfaqësimi i tyre është thelbësor për demokraci funksionale dhe institucione më të forta.
Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë si një element kyç për paqe dhe zhvillim afatgjatë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...