Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që komuna e Istogut të shkoj në rivotim, raporton arbresh.info.
Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të ankesave të dy partive, LDK-së dhe AAK-së, kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar ankesat e dy partive, pasi ato ankesa kanë qenë të pathemelta. Për këtë sipas gjykatës Istogu duhet të shkoj në rivotim.
“ Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”. /Arbresh.info
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...