Sot në ora 11:00, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të zhvillohet një nga eventet më të veçanta dhe emocionuese të fundvitit, i dedikuar fëmijëve të shtrirë në repartin e pediatrisë.
Superheronjtë, të veshur me kostume dhe të pajisur me litarë, do të zbresin nga dritaret e objektit të pediatrisë për t’i surprizuar të vegjlit me dhurata dhe buzëqeshje.
Ky aktivitet human, i cili tashmë është bërë traditë, organizohet nga Grupi Alpin në bashkëpunim me Bankën Ekonomike, që këtë vit është edhe sponsor kryesor i eventit. Të gjithë fëmijët do të marrin dhurata nga superheronjtë e tyre të preferuar, duke krijuar momente të paharrueshme për ta dhe familjet e tyre, veçanërisht për ata që po përballen me sëmundje të rënda si kanceri.
Gjatë eventit, fjalë rasti do të mbajnë organizatorët dhe përfaqësues të Bankës Ekonomike, të cilët do të theksojnë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe përkrahjes së aktiviteteve që u sjellin gëzim në këto ditë festive./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...