Shpeshherë Lëvizja Vetëvendosjes është shprehur fuqishëm për luksin e tepruar të pushtetarëve të cilët e bëjnë me paratë e qytetarëve të Kosovës. Por, një kryetar komune i kësaj partie dëshiron që të ndihet super komod në zyrën e tij.
Ulet në karrigen e njëjtë në të cilën ka kaluar disa vite Ramadan Muja. Por, Mytaher Haskuka, i cili u zgjodh kryetar i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dëshiron që ta ketë kompjuterin më të mirë se të ish kryetarit Muja, shkruan lajmi.net.
950 euro i kushtoi Komunës së Prizrenit një llaptop që u ble për kryetarin Haskuka, nëpërmjet procedurave tenderuese.
Për blerjen e këtij lloptopi ishin ndarë fiks 1000 euro. Sipas njoftimit për dhënie te kontratës, zyra e prokurimit ka pranuar tri oferta. Ndërsa, tenderin e ka fituar kompania nga Prizrenit, “ IT- MARKET“ me pronarë, Levent Kurdali.
Firma e llaptopit nuk është cekur se çfarë është, por, sipas njoftimit për dhënie të kontratës ai ka kushtuar fiks 950 euro.
Ndërkaq, pronari i kompanisë ku u ble lloptopi shfaqej i entuziazmuar në kohën kur Haskuka e fitoi Komunën e Prizerenit.


Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të ri...
Australi: Vala e të nxehtit dhe zjarret godasin vendin, temp...
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...