Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri, të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Siç njofton policia, arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”, shkruan Arbresh.info
Te dyshuarit alkool test
1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰
Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policor, ku tre zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
‘Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin nga policia.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...