Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit kishin sulmuar zyrtarët policor.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Prizren/ 18.04.2024-06:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin