Të paktën tre persona të armatosur të pajisur me jelekë vetëvrasës kanë sulmuar televizionin kombëtar dhe radion në lindje të qytetit Jalalabad, raporton Al Jazeera.
Sulmuesit, të cilët kishin edhe AK-47she, hynë në Radio Televizionin Afganstan (RTA) dhe nisën një betejë të armatosur me forcat e sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Dy prej tyre shpërthyen jelekët e tyre dhe të paktën njëri është në arrati, thotë policia.
“Deri tani, ka pasur dy njerëz të vrarë dhe gjashtë të plagosur, duke përfshirë gazetarë”, tha John Hendren, duke raportuar nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.
Nuk ka pasur marrje të përgjegjësisë nga askush./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...