Demokracia në Veprim ka reaguar lidhur me raportimin për sulmin e bërë ndaj një monitoruese të angazhuar në monitorimin e fushatës para zgjedhore në regjionin e Gjakovës.
Sipas DMV-së, monitoruesja F.F është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë, jashtë rrethojës së shkollës ‘Mazllom Këpuska’ në Gjakovë.
Ky është reagimi i plotë:
Reagim ndaj sulmit të monitorueses së DnV-së në Gjakovë
Demokracia në Veprim me shqetësim ka pranuar lajmin se monitoruesja e saj afatgjate F.F. që është e angazhuar ta monitoroj fushatën para zgjedhore në regjionin e Gjakovës, është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë, jashtë rrethojës së shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, pak pasi ka përfunduar monitorimin e fushatës së një subjekti politik në atë shkollë.
E njëjta nga goditja ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe në trup pas rrëzimit në tokë. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë.
Demokracia në Veprim i bënë thirrje organeve të rendit, e në rastin konkret Policisë që sa më shpejtë të vë para drejtësisë autorët e sulmit. Demokracia në Veprim, shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës.
Demokracia në Veprim ju bënë të qartë të gjitha subjekteve politike se roli i monitoruesve të DnV-së është përcjellja e fushatës dhe raportimi në mënyrë të paanshme. Pavarësisht sfidave, Demokracia në Veprim mbetet e përkushtuar në kryerjen e misionit të saj.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...