Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari policor, nga një predhë e armës.
Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:35.
“Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftim.
Rasti mbetet nën hetime./Arbresh.info/
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia