Kandidati për Kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori nga partia “Green për Drenas” sot është sulmuar fizikisht ku janë përfshirë edhe dy persona të tjerë.
Lajmin për arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast”- ka thënë Ahmeti.
“Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”- ka shtuar Ajo. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...