Dy shqiptarë janë rrahur sonte nga disa të rinj që dyshohet të jenë serbë, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spitalin e jugut të qytetit të Mitrovicës për trajtim.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 17:45 në sheshin ‘Shumadija’ në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personat të cilët kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë janë pjesë e grupit të ashtuquajtur ‘Mosto-klinci’.
“Dy të rinjtë shqiptarë janë sulmuar me grushte e shqelma dhe pa asnjë arsye nga disa të rinj, derisa po kalonin në sheshin Shumadija. Gjatë momentit të sulmit ata kanë qenë duke biseduar mes vete në gjuhën shqipe”, kanë thënë burimet.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit