Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Qendrën e Regjisttrimit të Automjeteve në Zvecan.
Kurti përmes një postimi në Faebook, shkruan se hetimet preliminare tregojnë që djegia e zyrës nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme, shkruan arbresh.info.
Ai, shkruan se persona të tillë qartazi po nxiten dhe mbështeten nga Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje.
Kjo fatkeqësisht, sipas Kurtit po ndodh para syve të bashkësisë ndërkombëtare.
“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, shkruan Kurti.
Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato, sipas tij, nuk do të tolerohen.
Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje të gjithë banorëve në veri të Ibrit , pa dallim, të ruajnë qetësinë.
“Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, shprehet Kurti./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”