Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sot është lëshuar uji në kanalin e Ibër Lepencit pas sulmit terrorist në nëntor të vitit të kaluar.
Ne llogarinë e tij në Facebook, Durmishi ka publikuar edhe disa fotografi nga ky kanal teksa është shprehur falënderues për kontributin, transmeton Arbresh.info
“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.
Shpërthimi që ndodhi më 29.11.2024 në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si “sulm terrorist”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi është kryer nga grupe terroriste ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka mohuar që Serbia ka lidhje me sulmin./Arbresh.info
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00