Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas sulmit ndaj gruas shtatzënë nga dhjetëra qenë endacakë në mëngjesin e sotëm.
Ahmeti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës.
“Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative”, ka shkruar Ahmeti, transmeton arbresh.info.
Ai tutje ka thënë se AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për tërë Kosovën për këtë çështje por që sipas tij sot jemi më keq se që kemi qenë.
Ahmeti në fund ka kërkuar nga krerët e shtetit që ose t’u jepet përgjegjësia komunave ose të shpallin gjendjen emergjente për të trajtuar situatën.
Postimi i tij i plotë:
Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.
AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemk më keq se që kemk qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë.
Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.
Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë.
Z. President
Z. Kryeministër
Deputetë
Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!
Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160416329442166
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...