Sulmi Kibernetik në Ministrinë e Financave kishte filluar më herët

09:08 | 1 Mars 2021

Sulmi Kibernetik në Ministrinë e Financave nuk ka ndodhur të dielën, siç deklaroi kjo ministri.

Policia e Kosovës bënë të ditur se ky sulm figuron të jetë raportuar më 27 shkurt në orën 12:20.

“Prishtinë 27.02.2021 – 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik”, thuhet në raportin e policisë.

Sulmi kibernetik sipas Ministrisë së Financave ka ndodhur në Departamentin e Tatimeve.

“Mirëmbajtësit e IT-së  kanë arrit që  ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhet më tej në njoftimin e policisë, shkruan arbresh.info.

Sipas ministrisë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa identifikuar.

Tutje Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë./arbresh.info/

Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e Sistemit Informativ në fjalë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara