Ambasada e Kosovës në Izrael, ka publikuar numrin emergjent për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht janë në Shtetin e Izraelit.
Izraeli është zgjuar mëngjesin e sotëm nën sulmin masiv të Hamasit.
Raportohet se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”, ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael.
Me kalimin e orëve sa vjen dhe rritet dhimbja nga numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ma raketa në Rripin e Gazës.
Qeveria izraelite ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona.
“Më shumë se 750 izraelitë janë plagosur”, thanë autoritetet, raportojnë mediat e huaja. Numri i viktimave dhe i të plagosurve me gjasë mund të rritet, pasi vijojnë përplasjet e armatosura mes Izraelit dhe Palestinës./Arbresh.info/
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë