Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, është mëse e shqetësuar me sulmin fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
“FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve. FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal,sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit,është i dënueshëm dhe i pa kompromis”, thuhet në reagim, raporton Arbresh.info.
Tutje, në reagim thuhet se mantelbardhët, të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të pregatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.
‘FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet.Dhuna është e patolerueshme”, përfundon reagimi i FSSHK-së./Arbresh.info/
Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin pub...
Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradoh...
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...
Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord ...
Valverde shkëlqen me hattrick ndaj Cityt: Është një nga ndes...
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë