Sulm me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, kapet i dyshuari

14:47 | 11 Qershor 2026
E.G

Një person i armatosur ka shtënë me AK-47 në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka bërë të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Ajo njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës,me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, tha ajo.