Atletët kosovarë të grupit “Kosovo Moutain Club” sot u sulmuan me armë zjarri nga disa persona të panjohur.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, shkruan portali arbresh.info zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Hoti tha se sipas informatave momentale ishin diku rreth 40 bjeshkatar të cilët kanë ardhur me autobus në atë anë, deri në Gazivodë.
“Sipas informacioneve dikush ka shtënë me armë zjarri, a ka shtënë në drejtim të tyre, apo në ajr nuk dihet ende, por si pasojë e këtyre të shtënave nuk ka asnjë person të lënduar apo të dëmtuar”, tha Hoti.
Hoti tutje deklaroi se bjeshkatarët në këtë rast janë kontaktuar nga Policia e Kosovës në këtë rajon, por që nuk kanë pranuar të hapin rast në Zubin Potok.
“Të njëjtit kanë pasur kontakt nga policia në kthim drejt autobusit, por që nuk kanë dashur të hapin rast në stacionin policor në Zubin Potok, me pretekstin se këtë do ta bëjnë kur të kthehen në Prishtinë”.
Pjesë e grupit të atletëve ishte ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi. /arbresh.info/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...