Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

16:31 | 28 Shkurt 2021

Ministria e Financave është një nga ministritë më të rëndësishme në vend. E pikërisht në një prej dikastereve të kësaj mistrie sot pati një sulm kibernetik.

Sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga ministri në detyrë, Agim Kransiqi.

Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai.

Duhet përkujtuar që kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara