Një person është therur me thikë në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasi viktima ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, ndërsa i dyshuari tjetër është lënduar nga thika pas ndërhyrjes në përleshje, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Vushtrria, Prishtinë / 17.05.2025 – 17:32. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...
LVV: Mërgata në Zvicër ja qiti pikën: Krejt për shtet, shtet...
Prishtina lanson `mbeturinat.com` për largim falas të mbetur...