Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim lojtarët e FC Prishtina 01.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar lojtarët e futsallit të cilët ka arritur një sukses historik, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës.
“Kampion i trefishtë në futsall, katër herë fitues i Kupës së Kosovës, FC Prishtina 01 tani është në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, një sukses historik për klubin dhe vendin. I përgëzova për arritjet dhe për përfaqësimin e Republikës sonë në gara ndërkombëtare dhe u urova shumë suksese në ndeshjen e radhës kundër ekipit letonez Riga, në Ligën e Kampionëve. Përpara drejt finales”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë