Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, me të cilin diskutoi për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për progresin e arritur deri më tani në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën regjistrimit të pronave.
Ministri Hamza për të gjitha këto falënderoi Ambasadorin suedez Henrik Nilsson për ndihmën dhe kontributin që shteti Suedez ka dhënë dhe vazhdojnë të jap për institucionet e Kosovës.
Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, shpreh shumë i kënaqur për progresin e arritur në Ministrinë e Financave. Sipas tij, fal këtij progresi dhe bashkëpunimit të të dy shteteve, në të ardhmen do shqyrtohet mundësia për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...