Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP) ka bërë të ditur se sot do të organizojë protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.
Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore. Shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR).
Edhe Parlamentet Studentore të të gjitha universiteteve publike dhe Këshillet Studentore të kolegjeve private të arsimit të lartë kanë thirrur një konferencën për media ku do të shpalosen qëndrimet e përfaqësuesve studentor për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe për disa nga problemet e tjera në arsimin e lartë.
Po ashtu, në takim do të paraqesim hapat që do të marrim ditëve në vijim në lidhje me këto tema.
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...