Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë thonë se po neglizhohen si nga ministria, ashtu edhe nga komuna.
Ministria e Arsimit tash e katër vjet ndan vetëm 10 mijë euro për studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 9.0, raporton KTV.
Brenda një viti, më shumë se 300 studentë arrijnë të jenë fitues të bursës, e që i bie të marrin vetëm nga 33.3 euro bursë për studentë.
Ata e konsiderojnë fyese këtë shumë, duke thënë se ky anashkalim po i demotivon.
Edhe organizatat studentore thonë se studentët e këtij Universiteti janë të diskriminuar.
Rektori i Universitetit thotë kërkesa e përvitshme për rritje të buxhetit ka hasur në vesh të shurdhër.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...