Shumë nga strehimoret për gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të mbyllura në pritje të buxhetit.
Gjendja vazhdon të jetë po e njëjta edhe pas premtimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale se do të ndahen 65 mijë euro për 9 strehimoret.
Drejtoreshat e këtyre qendrave kanë thënë se funksionimi normal i tyre do të fillojë me transferimin e buxhetit të dedikuar për këto institucione.
E vetmja strehimore që ka vazhduar t’i strehojë viktimat, ajo në Gjakovë, vazhdon të mos pranojë raste të reja, përderisa vazhdon të jetë vendstrehim i personave që kanë qenë aty më herët.
Këtë e ka konfirmuar Sakibe Doli, e cila ka thënë se në MPMS ka shkuar asistentja Erblina Dinarama, nga strehimorja e Gjakovës, për të kërkuar informacione shtesë rreth financimit.
Ndërsa Jubilea Kabashi nga strehimorja e Prizrenit ka treguar se punonjësit e strehimores janë duke kryer punë administrative mirëpo nuk e kanë filluar strehimin e viktimave në qendër.
“Nuk jemi në gjendje të pranojmë viktima për shkak se nuk kemi fonde dhe nuk kemi me çka t’i ushqejmë”, tha Kabashi.
Ndryshe, Ardita Bala, drejtoreshë e strehimores së Pejës ka deklaruar kjo strehimore është hapur sot. Bala ka thënë për KALLXO.com se buxheti pritet të dalë brenda javës.
Ndërkaq, Nazife Jonuzi, nga strehimorja e Gjilanit, u shpreh optimiste për hapjen e strehimoreve, duke thënë se hapja e strehimores së Gjilanit por edhe strehimoreve që janë të mbyllura pritet të bëhet ditën e premte, shkruan Kallxo.com.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...