Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka rritur dukshëm sigurinë e tij. Sot nga mëngjesi kur ai është nisur nga shtëpia e tij për në zyre, masat e sigurisë kanë qenë të mëdha, e të tilla vazhdojnë të jenë kudo që ai lëviz.
Nga zyra e kryeministrit, në ndërtesën e vjetër të qeverisë, për në ndërtesën e re, pak minuta më parë fotoreporteri ynë ka fotografuar masat e sigurisë që përcjellin eskortën e makinave të kryeministrit.Nuk ka ndonjë raportim për kërcënim ndaj të parit të qeverisë.
Përndryshe në agjendën e kryeministrit sot janë paraparë disa takime, dhe më interesanti del të jetë ai i orës 14:30, ku të ftuarit e tij do të jenë kryetarët e komunave. Nëse atje do të marrin pjesë Shpend Ahmeti dhe të tjerë kryetarë komunash që vijnë nga partitë opozitare, mbetet të shihet.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...