Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq ka marrë pjesë sot në Konferencën për Perspektivën e Forcave të Sigurisë së Kosovës në të cilën ishin të pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ambasadori amerikan Greg Delawie.
Stojanoviq tha me këtë rast se problemi kryesor mes shqiptarëve dhe serbëve është mospajtimi, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të sillte të mira për serbët.
“Nëse dikush mundohet se FSK-ja të thotë se është strukturë shumë etnike dhe që ndikon në rritjen e punësimit, kjo nuk qëndron. Edhe nëse bëhet ky transformim, cilësia e jetës nuk do të përmirëoshet shumë por do të kemi çështje për të cilat nuk do të pajtohemi. Problem i mospajtimi shqiptaro-serb është shumë i madh dhe goxha i vjetër”, tha Stojanoviq./Arbresh.info.
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit