Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë.
Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ai thotë se PE-ja këtë pozicion e mban tash e një kohë.
“Ju e dini pozicionin e qartë të PE-së, që kundërshton këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo nuk është qasje e balancuar po ashtu për dialogun që e lehtëson BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Në rekomandimet që i përmend më parë, ne thërrasim që masat të hiqen menjëherë. Ky është qëndrim i Parlamentit dhe është koha që edhe vendet anëtare të pajtohen me këtë qëndrim”, tha Stier në këtë intervistë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...